Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht departamenti për çështje ligjore edhe më tej është duke i shqyrtuar kërkesat për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Zyrtarët në këtë ministri i thanë Radios Evropa e Lirë se Zyra ligjore në ministri është duke e trajtuar çështjen e këtyre dorëheqjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Beqir Fejzullahu, tha se nëse zyra ligjore konstaton se dorëheqjet janë në përputhje me ligjet për vetëqeverisje lokale, vazhdohet me proceduat e tjera.
“Dorëheqjet kanë ardhur në formë elektronike dhe nuk kanë ardhur në formë fizike. Për këtë arsye do t’i trajtojmë si dorëheqje dhe do të dalim me një qëndrim konkret, a pranohen ato dorëheqje apo jo. Nëse janë të ligjshme do të vazhdojmë me procedurat e mëtejme”, tha Fejzullahu.