Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tashmë ka pranuar kërkesat për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ata kanë dhënë dorëheqje dhe kanë pushuar, siç kanë thënë, punën e vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit të Kosovës.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se janë pranuar të gjitha dorëheqjet zyrtarisht nga katër kryetarët.
“Sipas mandatit ligjor, Departamenti Ligjor i Ministrisë po trajton aspektet ligjore të kësaj situate dhe do të ndërmarrim veprimet ligjore siç parashihet me legjislacionin në fuqi", thuhet në përgjigjen me shkrim nga ministria.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropën e Lirë.
Edhe
Dorëzojnë dorëheqjet kryetarët e katër komunave veriore
Një gjë të tillë e ka thënë edhe kryeministri Haradinaj, mbrëmë në Interaktiv. Ai ka thënë se dorëheqjet janë në proces të shqyrtimit, meqë ata i referohen shtetit me një emër që në fakt nuk ekziston.
-
Qeveria akoma s’i ka marrë dorëheqjet e veriorëve
-
KQZ-ja i drejton te kuvendet komunale hartuesit e kërkesave për shkarkim të kryetarëve në veri
-
Elezi: KQZ-ja shumë shpejt do t’i kthejë përgjigje kërkesave për peticion për largimin e kryetarëve
-
Veriu pa kryetarë - “Nuk i forcojmë institucionet e shtetit të panjohur”