Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se po shqyrtohen e-mailat që kanë marrë nga disa qytetarë me kërkesë për largimin e katër kryetarëve të komunave veriore.
Një grup i serbëve të Kosovës kanë bërë kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElezi ka thënë se shumë shpejt do t’u kthehen përgjigje qytetarëve.
“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur, të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”, tha Elezi./KSP