Arbëri

Trim Musliu, sa ishte shef i Marketingut në Telekom ia ndau vetes 300 mijë euro për një film

Qindra mijëra euro vazhdojnë të paguhen nga Vala, e cila është buzë falimentimit në emër të subvencionimit të kulturës në Kosovë.

Përfituesi i fundit i këtij subvencionimi është Trim Musliu, i cili ka ditë që po e ushtron pozitën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës që kur Gent Begolli dha dorëheqje, raporton KTV.