Salih Asllanaj, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deputetët Driton Selmanaj, Armend Zemaj dhe bashkëpunëtorë përkujtuan jetën dhe veprën e Ukë Bytyçit në 16 vjetorin e vrasjes së tij.
Pranë varrit të tij kanë bërë homazhe familjarë, miq e bashkëpunëtorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLDK-ja, Ukë Bytyçin e kujton si një person guximtar që ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës.
Ukë Bytyçi, ish-kryetar i Asamblesë Komunale në Suherekë dhe ish-kryetar i Degës së LDK-së, është plagosur për vdekje më 27 tetor, 2002 në një atentat. Bytyçi vdiq nga plagët e marra në rrugën për spitalin e Prizrenit.
Poashtu në këtë atentat janë qëlluar edhe Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që ndodheshin bashkë me Ukë Bytyçin në veturë. Atentati kishte ndodhur në fshatin Leshan që ndodhet në rrugën Suharekë-Prizren.