Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani dhe një delegacion nga LDK-ja bëjnë homazhe te varri i Ukë Bytyqit

Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, bashkë me një delegacion nga kjo parti kanë bërë homazhe te varri i Ukë Bytyqit, i cili qe vra 17 vjet më parë.

“Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi”, ka shkruar ajo.

“Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike”, ka thënë më tej Osmani.