Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Albbiz

Arra Design

Sot është shumë me rëndësi të kesh një prezantim profesional dhe të ofrosh cilësi e kualitet tek klienti, prandaj ne shohim që te shumë firma tona p.sh. në Zvicër bëjnë pune shumë të mirë profesionale por një prezantim profesional ende nuk e kane, dhe i lus dhe këshilloj të gjithë që të jenë sa më prezentë nëpër rrjetet të ndryshme dhe të kenë prezantim profesional të faqes e cila sot është pasqyra e një firme

Prejardhja, rrugëtimi, prej kur jeni në perëndim.

Jam Ibër Kastrati, vij nga "Dobërqani i Gjilanit. Në Zvicër kam ardhur si adoleshent, pasi kishim babanë atje, ku ai kishte shkuar në vitet e 70/80.

Prezantoni biznesin tuaj.

Unë me kolegun tim Skënder Hajdarin bashkëpunojmë mbi 25 vite së bashku, ashtu që kur kanë filluar hapat e parë të teknologjisë e asaj kompjuterike, ne një grup i vogël i shqiptarësh, asaj kohe po thuaj se mund të numëroheshin në gishta, ishim të parët që filluan të mësojmë gjenerata të reja e të punojmë nëpër ndërmarrje të ndryshme ku si mjet pune mund ta quaj kushtimisht përdorej kompjuteri, p.sh. po i përmendi disa vetëm me emra për nga korrektësia dhe kontributi i tyre qe e kanë dhënë: Skënderi, Nehati, Xhevati, Premtimi, Avniu, Limi, unë, etj..janë edhe punëtorët e parë që kanë kontribuar/punësuar në IT e të gjitha medieve shqiptare që kanë qenë prezent në perëndim, si Rilindja; Bota sot, Koha Ditore, Zëri i ditës, Fakti, Tung, etj., etj., e kjo ka qenë koha nga vitet 1996, d.m.th. kemi 25/6 vite që kanë kaluar.

Tani ne kemi biznesin “Arra”, i cili ofron Webfaqe, Dizajn Grafik, Shtyp/Printim ofset dhe digjital, printim me format të madh, Shtypje tekstili, gravim/gdhendje produktesh me laser. Të gjitha këto shërbime firmat i kanë në paketën që ne e ofrojmë për klientët. Pastaj ofrojmë edhe përgatitje e faqeve për "online shoping".

Edhe Kryeredaktorja e KOHËS zbulon detajet e platformës që kërkon mbështetje për gazetarinë e pavarur Arbëri Kryeredaktorja e KOHËS zbulon detajet e platformës që kërkon mbështetje për gazetarinë e pavarur

Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?

Punojmë profesionalisht, me përgjegjësi, jemi fleksibilë, ku p.sh në online shop duhet te jesh shumë fleksibil dhe këtë ne e ofrojmë, pastaj garantojmë në punën tonë kualitative, kemi paketën tonë të plotë ku ofrojmë çmime shumë të volitshme në treg.

Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e të huaj me biznesin tuaj?

“Arra” është firmë e re por ne jemi të njohur që punojmë në këtë fushë tashmë prej kohësh dhe kemi rrjetin tonë, po ashtu edhe ne tregun e komuniteteve tjera kemi kontrata dhe mirëmbajmë online shop të klientëve.

Qëndron interesi për bashkëpunimi me bizneset tjera?

Edhe Një vit në Kosovë dhe dy në Shqipëri: Pse rritja e Wolt-it në të dy tregjet renditet ndër më të suksesshmet në botë Reklama Një vit në Kosovë dhe dy në Shqipëri: Pse rritja e Wolt-it në të dy tregjet renditet ndër më të suksesshmet në botë

Çdo firmë që kyçet tek ne është një bashkëpunim reciprok, ashtu që edhe ne edhe ata mund të përfitojmë nga bashkëpunimi i dyanshëm. Po patjetër.

Sot është shumë me rëndësi të kesh një prezantim profesional dhe të ofrosh cilësi e kualitet tek klienti, prandaj ne shohim që te shumë firma tona p.sh. në Zvicër bëjnë pune shumë të mirë profesionale por një prezantim profesional ende nuk e kane, dhe i lus dhe këshilloj të gjithë që të jenë sa më prezentë nëpër rrjetet të ndryshme dhe të kenë prezantim profesional të faqes e cila sot është pasqyra e një firme.

Image

www.arradesign.ch
[email protected]

Sihlstrasse 38
CH-8001 Zürich

Edhe Arti me bletë i piktorit Dardania lëshon rrënjët e Kosovës në Zvicër Kulturë Arti me bletë i piktorit Dardania lëshon rrënjët e Kosovës në Zvicër

Shiko galerinë më poshtë

{gallery}