038

Rruga “Jashar Salihu” në gjendje të mjerueshme, banorët në hall

Po punon për t’i sanuar dëmet që i kanë shkaktuar vetë gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese.

Megjithatë, jo vetëm kjo pjesë e ‘Jashar Salihu-t’, është në gjendje shumë të keqe. Kjo, pasi e gjithë rruga është në gjendje të mjerueshme.

E qytetarët e lodhur nga kjo gjendje shprehen të zhgënjyer. Ata thonë që kjo situatë po iu paraqet vështirësi.

“Kemi shumë vështirësi, kemi menduar që të pasi të përfundojnë ndërtimet e larta në pjesën më lartë do të rregullohet rruga dhe do të sanohen problemet dhe do të mund të jetojmë të qetë. Nuk e di ku është problemi, a është te punëkryesit që po veprojnë si të duan, apo te komuna që t’i premtojë të gjitha e nuk bën asgjë”, ka thënë Bajram Gashi, qytetar.

“Rruga është bërë gropa në të gjitha anët është turp që të mbetet kështu në mes të qytetit një rrugë. Po e shihni edhe vetë si është prerë asfalti, nuk e di a ka inspektorat në këtë vend. Unë jam i moshuar dhe më paraqet shumë problem ne të ecur”, ka thënë Ruzhdi Abazi, qytetar.

“Unë kisha me i thënë punëkryesit, që ti zotëri kur punon leje rrugën hapur edhe mos e blloko rrugën që të kalojnë njerëzit. Ne këtu jetojmë, na e ka vështirësuar jetën kjo gjendje”, ka thënë Hyrije Veliu, qytetare.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, thotë që kjo rrugë është në plan të ndarjes zonale të kryeqytetit dhe do të investohet në këtë rrugë, gjatë këtij viti.

“Në ndarjen zonale do të përfshihet edhe rregullimi i rrugës ‘Jashar Saliu’, momentalisht komuna nuk është duke zhvilluar punime në atë pjesë. Nëse dikush privat është duke intervenuar, duhet të njoftohet inspektorati. Ne si drejtori në kuadër të ndarjes zonale, të intervenojmë në shumë rrugë dhe veçanërisht në katër rrugë, do të investojmë javën që vjen, sipas planit rregullues”, ka thënë Xhaferi.

Tutje, Xhaferi e pohon faktin që lagjja e “Muhaxherëve” është më specifike sesa lagjet e tjera, për shkak të ndërtimeve të larta.

“Lagjja e Muhaxherëve është më specifike sesa lagjet e tjera. Normalisht ndërtimi i lartë fillon aty, problem qëndron në atë që pa përfunduar ndërtimi i lartë, nuk lirohet ndërtimi i rrugës sipas planit rregullues. Po ashtu, ne e kemi edhe ndarjen zonale të kryeqytetit që presim që pasi të kalojë bartja e mjeteve të nënshkruhet, e që besoj që brenda qershorit do të kryhet”, ka shtuar Xhaferi.

“Qamile Jaka”, “Naim Frashëri” dhe “Lordi Bajron”, janë rrugët në të cilat do të intervenohet për sanim gjatë javës e ardhshme.

Ndonëse pritet që në këto rrugë e edhe në rrugën “Jashar Salihu”, në vitin 2023, të investohet deri në 1 milion euro.