7 minuta ecje deri në qendër, ishte premtimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, 4 vjet më parë.
Përmes krijimit të parkingjeve nëntokësore Rama synonte që të gjithë ata që vinin nga qytetet e tjera të parkoheshin në hyrje të Prishtinës, duke liruar kështu rrugët nga veturat për këmbësorë.
Katër vjet më pas, në përfundim të mandatit të tij, për 7 minuta në qendër vështirë të arrish edhe me veturë. Asnjë parking i ri nëntokësor e kolonat veçse janë shtuar.
Qytetarët ankohen për tollovitë e mëdha që po ndodhin në komunikacionin e
Të gjitha këto premtime janë vetëm fushatë politike e jo tentim i zgjidhjes së problemit të kolonave, thotë eksperti i komunikacionit Nol Dedaj.
“Një parking me madhësi e dimensione që i përmendke Rama nuk ka. Ai e përkufizoi me dimensione të mëdha dhe kjo është ajo. Secili inxhinier që e ka fushën e sigurisë e di këtë gjë dhe na dolën edhe kompania “Prishtina Parking” sepse u dëmtuan qytetarët. I kemi vendet e rajonit që kanë bërë zgjidhje shumë të mirë, e kemi edhe Zagrebin mirëpo këtu jo”, tha Dedaj.
E gjithë kjo, sipas tij, po ndodh se asnjëherë nuk analizohen në detaje projektet mirëpo vetëm në vija të trasha sa për premtime elektorale.
“Ajo është se nuk dinë sepse projekti në vija të trasha është shumë i qartë se dhe ato janë premtime politike. Në qoftë se shkohet me projekte që duhet të shkojnë fazë për të përfunduar duhet të jenë ekspertët e komunikacionit që të bëjnë studime të fizibilitetit. Ka nevojë për masterplan të parkingjeve dhe pastaj edhe transportit të udhëtarëve në mënyrë që të lirohet qendra. Vullneti politik nuk ka qenë të angazhohen ekspertet e fortë për të rregulluar këtë çështje. Do të thotë se mungesa e njerëzve profesionistë nuk kyçen në detajizimin e projektit të parkingjeve që do ta rregullonte këtë çështje”.
Dedaj thotë se kjo çështje do vetëm hulumtim të mirëfilltë dhe punë.
“Sigurisht që shumë lehtë ka zgjidhje kjo çështje dhe zgjidhet problemi pra janë detaje që donë hulumtime. Sa herë ta rregullojmë këtë çështje ne do të kemi edhe aksidente më pak. Duhet të zbatohet unaza e parë dhe e dytë dhe ndërlidhja e tyre me rrugë nacionale. Nëse i krijojmë terminalet në katër pika dhe ata qytetarët udhëtojnë me autobusë deri në pikat ku do të shkojnë. Kjo ka qenë në projekt të 2015 dhe nuk është realizuar kurrë. Ka mundësi të rregullohen por nuk ka vullnet politik”.
Në këtë premtim nuk u realizua as sheshi deri te “Rrethi me Flamur”, pasi ndalesën e hasi te sheshi “Xhorxh Bush”, kur tentoi fillimin e punimeve pa leje.