Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë nënshkruar koalicionin për zgjedhjet lokale në Mitrovicë, për raundin e balotazhit që mbahet më 19 nëntor.
“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës.
Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj parti për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci.
Idrizi më 19 nëntor do të përballet me kandidatin e AKR-së, Agim Bahtirin, i cili po kërkon një mandat të dytë për kreun e Mitrovicës.
-
PDK arrin marrëveshje edhe me AAK-në në Mitrovicë
-
LDK-ja lidh koalicion me AKR-në dhe PD-në në Mitrovicë
-
Kamberi: LDK-ja nuk e përkrah as PDK-në as AKR-në në Mitrovicë
-
Partia e Drejtësisë zyrtarisht mbështet AKR-në në Mitrovicë
-
Bahtiri lidh koalicion me Alternativën, paralajmëron edhe koalicione tjera