Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, ka zyrtarizuar sot edhe koalicionin me partinë e katërt, që është Partia e Drejtësisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Pas lidhjes së koalicioneve për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm katër vjeçar me Lëvizjen Vetëvendosje, Nisma për Kosovën dhe Alternativën, Agim Bahtiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit edhe me kryetarin e degës së PD-së në Mitrovicë dhe njëherësh asambleistin e kësaj partie, Vesel Nezirin”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVesel Neziri shprehu bindjen se Agim Bahtiri është kandidati i duhur për qeverisjen e Mitrovicës, duke vlerësuar lartë edhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes të tyre.
Për lidhjen e koalicionit me PD-në, Bahtiri tha se, “është një koalicion i natyrshëm, pasi që AKR dhe PD kanë qenë në koalicion edhe deri më tash në komunë, ku PD-ja ka udhëhequr me një drejtori”.
“Të gjithë ata që mendojnë për të mirën e Mitrovicës dhe të fëmijëve të tyre, po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare, e cila garanton zhvillim ekonomik, zero tolerancë ndaj korrupsionit, mirëqenie më të mirë dhe qeverisje me duar të pastra”, ka Bahtiri.