Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKR-ja në Mitrovicë në përkrahje të Hamzës së PDK-së

Aleanca Kosova e Re ka dalë në mbështetje të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza.

AKR-ja që dikur udhëhiqte në këtë komunë me kryetarin Agim Bahtiri, tash do të mbështesë Hamzën si rival të Bahtirit që ka kaluar te Lëvizja Vetëvendosje.

“U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza në një njoftim në Facebook.

Zgjedhjet lokale është paraparë të mbahen më 17 tetor, por së fundmi janë shtuar raportimet për shtyrje të mundshme pas rekomandimit që ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.