Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Bahtiri lidh koalicion me Alternativën, paralajmëron edhe koalicione tjera

AKR dhe Alternativa sot nënshkruan marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, ku do t'i jepet mbështetje kandidatit për kryetar komune, Agim Bahtiri.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë dhe njëherësh kandidat për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri dhe kryetari i Alternativës dhe kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit, Mehmet Mehmeti, i cili tha se ky është koalicion fitues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Programi ynë është 90% i përbashkët me të AKR-së dhe për hir të atyre që mendojnë për të mirën e Mitrovicës, ne vendosëm të lidhin koalicion dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e Mitrovicës, pasi rruga tashmë veç është e trasuar”, tha Mehmeti.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri, i falënderoi drejtuesit e Alternativës për besimin, vlerësimin dhe përkrahjen për kandidaturën e tij.

“Së bashku do të qeverisim edhe në katër vitet e ardhshme, sepse nuk duam të rikthehen në komunë ata që e shkatërruan qytetin me korrupsion, krim e kontrabandë. Të gjitha partitë dhe personat që ia do të mirën Mitrovicës, për çdo ditë po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e Mitrovicës, e cila duhet të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra”, tha Agim Bahtiri.

AKR në Mitrovicë deri më tash ka lidhur koalicion me Vetëvendosjen, Nisma për Kosovën dhe Alternativën, ndërsa nga nesër, sipas këtij subjekti politik, “do të vazhdojnë edhe koalicionet me parti tjera”.