Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Latifi: Vendimi i Supremes konfirmon fitoren e pastër të AAK-së në Rahovec

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Rahovec, Smajl Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë ankesën e PDK-së për këtë komunë.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec, transmeton Koha.net.

Kurse, Latifi tani ka bërë thirrje që PDK ta pranojë rezultatin.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë, së pari të qytetarit të Rahovecit, pastaj të Aleancës dhe në fund timen. Tani presim certifikimin e rezultatit në mënyrë që të vazhdojë jeta institucionale në Rahovec dhe që t'i rikthehemi sa më shpejtë punës”, ka shkruar Latifi në Facebook.