Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, tha se dyfishimi i mbështetjes në Velekincë për kandidaturën e tij dhe LDK-në e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.
Ai në kuadër të fushatës për balotazh, ka falënderuar Velekincën për mbështetjen e fuqishme më 22 tetor dhe kërkoi dyfishimin e përkrahjes më 19 nëntor.
“LDK është shtëpi e madhe dhe ka vend për të gjithë, prandaj i ftoj edhe ata që kanë pasur hezitime që të na bashkëngjiten për t’i vazhduar punët e hairit”, u shpreh Haziri.
Ai është zotuar se do të vazhdojë me projekte infrastrukturore në pjesën e “Lipovicëve” në Velekincë, sikurse edhe në pjesët tjera të fshatit.
Haziri theksoi se “me investimet e mëdha gjatë mandatit të kaluar, Velekinca është integruar plotësisht në pjesën urbane”, përderisa theksoi se banorët fshatit do të mbështeten jashtëzakonisht shumë me subvencione në bujqësi.
Kandidati i LDK-së është zotuar se në qendër të qytetit, në Ditën e Flamurit, do të vendoset shtatorja e Mulla Idriz Gjilani.
-
LDK: Livoçi i epërm qind për qind me Hazirin, s’ka vota për rivalët
-
“Idriz Seferi” përurohet më 27 nëntor në Gjilan
-
LDK: Gjilani e do Hazirin edhe për një mandat
-
AAK-ja i jep përkrahje Hazirit në Gjilan në raundin e dytë të zgjedhjeve
-
Haziri: S’ka parti që mund ta thyejë koalicionin tim me qytetarët