Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri për KTV-në ka konfirmuar se partia e tij po e udhëheq garën në Gjilan për 43 për qind, ndërsa ka thënë se në balotazh do të ketë me Vetëvendosjen.
“Ka qenë ditë e mirë, në të cilën qytetarët kanë votuar në mënyrë të dinjitetshme. Rezultatet flasin për një fitore të madhe të LDK-së. Për kryetar të komunës jemi duke udhëhequr me 43 për qind. I falënderoj të gjithë votuesit”, ka thënë Haziri.
Ai pret rezultat edhe më të ngushtë në Gjilan, por ende duhet të pritet numërimi i votave.
“Mund të ketë balotazh, por nëse shkon ky trend mund të kemi rezultat edhe më të ngushtë. Zgjedhjet e përgjithshme ishin një ndëshkim. Nuk i jam frikësuar askujt këtu. Është ditur që gara është ndërmjet dy subjekteve, LDK-së dhe VV-së”, ka thënë ai.
Haziri më tutje ka thënë se ai ka kontratë me qytetarët e jo me partitë e tjera.
“Unë kam kontratë me qytetarët dhe jo me partitë e tjera. Gjilani meriton epokë të re, dhe tani hapet një dekadë e re. Nuk lejoj që të shkaktohet pakënaqësi për shkak të interesave partiake”, ka thënë Haziri.
-
Haziri pas koalicionit të VV-së e PDK-së në Gjilan: Ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve
-
LDK-ja në Gjilan i paralajmëron zgjedhjet e brendshme
-
Lutfi Haziri e pranon humbjen në Gjilan
-
Hyseni: Kemi mposhtur njërën prej figurave më të njohura të LDK-së
-
Haziri: VV-ja në panik, pati koalicione të heshtura