Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja në Gjilan i paralajmëron zgjedhjet e brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka paralajmëruar Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor brenda 90 ditëve.

Nëpërmjet një komunikate, LDK-ja në Gjilan shkruan se të shtunën kanë mbajtur takim me strukturat e partisë, përfshirë Kryesinë, kryetarët e nëndegëve dhe struktura të tjera, derisa kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar për angazhimin.

“Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e Degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal. Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit”, thuhet në komunikate.

Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin Lutfi Haziri, në balotazhin zgjedhor të 14 nëntorit, ka pësuar humbje nga kandidati i LVV-së, Alban Hyseni. Ky i fundit mori 21.800 vota apo 51,10 për qind, derisa Haziri 20.865 vota apo 48.9 për qind.