Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Degës së LDK-se në Zvicër Arif Baftiu dhe nënkryetarin e nëndegës në Solothurn, Ahmet Kosumi.
Mustafa i njoftoi për zhvillimet e fundit, për procesin zgjedhor në Zgjedhjet Lokale 2017 dhe për fitoren e LDK-së.
“Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër Arif Baftiu e përgëzoi Mustafën për punën e deritanishme’, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Në takim gjithashtu u diskutua për ditët në vijim dhe bashkëpunimin me degët e diasporës për të ndihmuar komunat që LDK-ja është në balotazh.
“LDK-ja do të triumfoj edhe në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, për kryetar komunash”, përfundon kumtesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: Do të kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për të fituar në balotazh
-
Mustafa: Me mua kryetar, LDK-ja s’do të korrigjonte votat në zgjedhjet lokale
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Szunyogu konfirmon mbështetjen e BE-së për institucionet e Kosovës, në takim me Mustafën
-
Haziri: Të gjitha strukturat e LDK-së e mbështesin Mustafën për kryeministër