Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore

Foto: Alban Bujari / Koha

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka thënë edhe njëherë se sot në Kryesinë e kësaj partie, u diskutua për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që ai i kishte me kryetarë të degëve.

Mustafa nëpërmjet Facebook-ut, thotë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore.

“Do t’u japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, shkroi Mustafa në Facebook.

Mustafa dhe Hoti, gjatë ditës njoftuan se ditëve të ardhshme do të dalim me një emër të kandidatit për kryeministër. Hoti, në anën tjetër, nuk është lëshuar në deklarata kur është pyetur nëse do ta synojë përsëri këtë post në këto zgjedhje të parakohshme.

Më 21 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori vendim dhe shpalli Qeverinë Hoti kundërkushtetuese.