Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do bëjë një analizë të thellë të rezultatit zgjedhor. Ai ka shtuar se LDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Mustafa ka thënë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë punë të shkëlqyeshme.
“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK-në renditin në pozitën e tretë, me mbi 13 për qind.
Ky rezultat mund të cilësohet si rezultati më i dobët i kësaj partie në historinë e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: Me mua kryetar, LDK-ja s’do të korrigjonte votat në zgjedhjet lokale
-
Mustafa: LDK-ja u ndëshkua pse prishi koalicionin me VV-në, do ta prishja edhe sot
-
Pas më shumë se një dekade, LDK-ja do të ndërrojë kryetar
-
Hoti merr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së
-
Hoti: LDK-ja e bindur për fitore, kemi dëshmuar qeverisje të mirë