Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do të kërkohet përkrahja e qytetarëve për komunat ku kandidatët e këtij subjekti politik garojnë në balotazh.
Mustafa ka thënë se kanë kandidatët më të mirë për t’i udhëhequr komunat.
“Fitorja e LDK-së në zgjedhjet lokale është rezultat i punës së përkushtuar në të gjitha degët e LDK-së. Synojmë në raundin e dytë ta fitojmë bindshëm Prishtinën dhe nëntë komuna tjera. Presim përkrahje nga qytetarët. Ne do të përmbushim të gjitha premtimet e kandidatëve tanë”, ka thënë Mustafa në postin e tij në rrjetin social Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi nga mbledhja e fundit e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: LDK udhëheq më së shumti komuna, vullneti i qytetarëve është përgjegjësi
-
LDK deklarohet e përgatitur për balotazh, thekson aleancën me qytetarët
-
Mustafa: Synojmë ta rikthejmë udhëheqjen e Prishtinës
-
Mustafa: LDK nuk i fitoi zgjedhjet për t’u lavdëruar, por për të punuar
-
Degët e diasporës do të ndihmojnë komunat që LDK-ja është në balotazh