Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj, ka paraqitur programin e tij për rindërtimin e Prishtinës së vjetër.
Ai tha se do të restaurohen objektet e vjetra dhe pastaj shtëpitë e tjera do të intervenojnë që të duken në përputhje me ata se si është dukur Prishtina e vjetër.
“Do ta krijojmë një lagje të Prishtinës së vjetër në bazë të fotografive. Pjesë e programit të tij është edhe ndërrimi i fasadës në Sheshin e Qytetit, ai si shembull mori objektin e Unionit ku tha se në këtë mënyrë do të fasadohen banesat dhe ndërtesat që gjenden në shesh”, tha Çelaj, raporton KP.
Artikuj të ngjashëm
-
Çelaj për Prishtinën e vjetër dhe qendrën e re
-
Çelaj shpalos tetë pikat e platformës së tij zgjedhore për kryeqytetin
-
Çelaj: Jam kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës
-
Ismaili nga Prishtina e Vjetër: Nuk premtoj trena elektrikë, zotohem për investim në çdo lagje
-
Çelaj pyet: A do të merrte Shpend Ahmeti vota po të ishte në PDK