Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Çelaj: Jam kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Lirak Çelaj është kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Çelaj gjatë një takimi elektoral me strukturat e Degës, ndërsa ka theksuar se “Fillimi i Ri” ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë. Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja, kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e Komunës. Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së”, ka njoftuar Çelaj përmes Facebooku.