Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Çelaj: Qytetarët janë lodhur nga qeverisja aktuale në Prishtinë

Në promovimin solemn të kandidatit për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj dhe Listës së 55 asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, morën pjesë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nënkryetar e anëtarë të Kryesisë së PDK-së si dhe deputetë, ministra dhe anëtarë e simpatizantë të Degës së PDK-së në Prishtinë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij, kandidati për kryetar të Prishtinës dhe njëherësh Kryetar i Degës së PDK-së në kryeqytet, Lirak Çelaj, ka falënderuar të pranishmit, në veçanti përkrahjen e Kryetarit Veseli, i cili i dha mbështetje pa rezervë edhe degës së Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Programin që e keni para vetes, nuk e kam bërë unë por e keni bërë Ju qytetarët. Unë si Kryetar i Prishtinës së bashku me Juve, ne do të jemi ata që do ta zbatojmë këtë program. Prandaj edhe i kemi asamblistët më të mirë, ata që dinë se çka i duhet Qytetit dhe çka i duhet Prishtinalisë”, theksoi Lirak Çelaj.

“Qytetarët e Prishtines janë para një dileme. A duan një Prishtinë të Facebook-ut apo reale, A duan më shumë Shkolla apo kifle, A duan më shumë hapësira të uzurpuara apo parqe, A duan më shumë qenë endacak apo siguri për fëmijet e tyre, A duan më shumë parkingje apo kungja”, theksoi Lirak Çelaj në diskutim e sipër, gjatë prezantimit të kandidaturës së tij për kreun e Prishtinës, para qytetarëve.

Ndërsa, rreth punës së udhëheqjes së komunës, ai ka vërejtje të mëdha. Sepse, sipas Çelajt “vazhdimisht gojën Republikë e askush nuk e ka degraduar më shumë se këta Republikën. Flasin për Flamurin kombëtar e askush se ka devalvuar Flamurin më shumë se këta. Flasin për Qytetin e askush se ka dëmtuar më shumë Qytetin. Këta ta plasin zemrën”.

Lirak Çelaj ka vënë në dukje si e sheh Prishtinën, Ai ka theksuar se assesi nuk e sheh të përkohëshme, ai tha se e duan qytet për fëmijët e vet dhe fëmijët e fëmijëve e jo vend për punësimin e militantëve të një lëvizje nga krejt Kosova për ta shkatërruar qytetin, dhe pastaj ka radhitur pikat e platformës. Prishtina Destinacion e jo Transit, Prishtina e sigurt e jo ku Fëmijët rrezikohen edhe nga qentë, Prishtina më shumë parkingje dhe trafik funksional, Prishtina e ngrohtë, Me ne Gollaku bëhet Eko-Zonë. Me ne Prishtina si Kryeqendër e IT-së.

Ai ka kërkuar mbështetjen për ta fituar Prishtinën, t’i japin fuqi. Ai ka ftuar prishtinasit të zgjohen, sepse, të bashkuar e bëjmë, ka theksuar Çelaj, duke ftuar qytetarët ta votojnë PDK-në me numrin 94.

Çelaj ka theksuar se është në mesin e 55 asamblistëve më të mirë që ka Prishtina andaj edhe pret votën e qytetarëve, për ta ndryshuar Prishtinën, për ta bërë Kryeqytet të mirëfilltë.

Kryetari Kadri Veseli e përshëndeti kandidaturën e Çelajt, duke theksuar se Çelaj ka qenë fitimtar në kohërat më të vështira për vendin, edhe sot është fitimtar, me ekipin më të mirë që ka Prishtina.

Ai ka theksuar keqqeverisjen e kryetarëve të deritashëm që fare nuk kontribuuan që Prishtina të jetë qytet çfarë e meriton, por, ndërmarrësit privat e kanë mbajtur kontributin dhe peshën e ndërtimit dhe modernizimit.

"Lirak Çelaj do ta prezantoj dhe përfaqësoj në mënyrën më të devotshme interesin dhe nevojën e qytetarit të Prishtinës", ka theksuar Veseli dhe ka shtuar se Prishtina mbetet një ndër qytetet më të pastrukturuara, pa pastërti, pa gjelbërim, pa çerdhe dinjitoze e shkolla të mjaftueshme.

Kryetarët e deritashëm nuk do të mbahen mend as për një vijë biçikletash, theksoi Veseli duke ftuar qytetarët ta votojnë Lirak Çelajn dhe Listën përfaqësuese të PDK-së, si më të mirën, e cila vjen me vizion për ndryshim.

Pikat e Platformës zgjedhore të Z. Çelaj janë: Prishtina Shpejt, Prishtina Sigurt, Prishtina Ngrohtë, Prishtina 24 orë, Prishtina Destinacion, Prishtina që Parandalon, Prishtina e Dijes dhe Prishtina Digjitale.