Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, në një tubim me banorët e lagjes Mati 1 paraqiti zotimet e tij për mandatin e radhës.
“Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës ‘Pavarësia’; Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës ‘Muharrem Fejza’; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, tha Ahmeti.
Në tubimin në lagjen Mati 1, përveç kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, të pranishëm ishin edhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe deputeti Albin Kurti.
-
Ahmeti ftohet nga banorët e “Mati 1” për të diskutuar problemet e lagjes
-
Premtimet e Ahmetit për lagjen e Matit
-
Projektet e dështuara të Shpend Ahmetit, premtim i kandidatëve
-
Banorët e “Mati 1” kërkojnë takim me Ahmetin për punimet në rrugën “Muharrem Fejza”
-
Kryetari i Prishtinës nuk përmbushi premtimin për shkolla të reja