Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, qëndroi sot në Parkun e Qytetit, ku u takua me qytetarë dhe ua shpjegoi planin për zgjerimin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në katër vitet e ardhshme.
“Parku i Qytetit është një nga vendet ku frekuentohet shpesh edhe nga qytetarët që i shëtisin qentë e tyre. Në mandatin e ardhshëm, do të ndërtohen 2 parqe të rrethuara enkas për shëtitjen e qenëve, në mënyrë që të jenë sa më të lirë dhe të mos i pengojnë qytetarët e tjerë”, thuhet në njoftimin nga Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje aty thuhet se po ashtu, do të financojnë strehimoren regjionale për qentë endacak, ashtu që të gjitha komunat përreth të hyjnë në të njëjtin program.