Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga PSD-ja, Besa Shahini, përmes një postimi në facebook, ka përsëritur që 27 mijë banesa janë të pashfrytëzuara në kryeqytet.
Megjithatë, ajo ka marrë një shembull me qytetet e Evropës se si do të ulej çmimi i banimit.
“Zagrebi, Londra, Parisi, Vankuveri dhe shumë qytete të tjera kanë aplikuar një “vacancy tax” për të inkurajuar pronarët që t’i fusin banesat në treg. Edhe në Prishtinë, kjo masë do të rrisë ofertën dhe do të ulë çmimet e banimit.”, ka shkruar Shahini në rrjetin e saj social Facebook.
“Vacany Tax” është një taksë që vendoset për pronat që qëndrojnë të pabanuara për më shumë se 6 muaj në vit dhe është 1 ose 2% e vlerës së pronës.
Dita e dhjetë e fushatës
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës:17:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me...
Artikuj të ngjashëm
-
Shahini: Banesat e pabanuara të paguajnë taksë më të lartë, kështu do të binte çmimi i qirave
-
Shahini falënderon qytetarët që nënshkruajnë peticionin për taksë për banesat e zbrazëta
-
Shahini premton uljen e çmimit të banesave në Prishtinë
-
Plani i Besa Shahinit për ulje të çmimit të banesave për blerje dhe qira
-
Shahini nis peticionin për taksën e banesave bosh, Kastrati premton integrimin e AI-së në arsim