Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Pretendimet për keqpërdorim të votave në Mitrovicë, Prokuroria po grumbullon informata

votim

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Themelore në Mitrovicën e Jugut ka thënë se është duke grumbulluar informata për dyshimet se ka pasur keqpërdorim të votave në fshatin Shipol.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, nuk dha informacione të tjera, por vetëm se kanë urdhëruar Policinë të nisë grumbullimin e informatave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion. Kaq mund të themi në këtë fazë”, ka thënë ai.

Mitrovica ka qenë një prej qyteteve me garën më të ngushtë në zgjedhjet lokale. Ariani Tahiri i PDK-së doli i pari për pak vota mbi Faton Pecin e LVV-së. Balotazhi i 9 nëntorit do të jetë përcaktues.

Megjithatë, në Mitrovicë, “exit pollet” e publikuara pas përfundimit të procesit zgjedhor e nxorën fitues bindshëm Tahirin e PDK-së. Kjo më pas nxiti reagime nga palët.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi hetim ndaj kompanive që kanë kryer këto “exit polle”.