Zgjedhjet lokale

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

Numerimi i votave

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme (e mërkurë, 22 tetor 2025, në ora 20:30) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Tutje janë dhënë detaje edhe për rinumërimin e votave nga disa vendvotime në disa komuna.

“Aktualisht në QNR, në proces është rinumërimi i 16 kutive të votimit që i takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.