Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar kufirin e sipërm të shpenzimeve për fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.
Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri maksimal i shpenzimeve është 2 milionë e 633 mijë e 344 euro, apo dy euro për çdo votues të regjistruar (1316672).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.
Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
