Mbi 33 mijë e 200 qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nga 43 mijë e 933 sosh sa janë regjistruar. Këto vota mund të përcaktojnë fatin e disa kandidatëve në komuna, por për numërimin e tyre duhet pritur ende
Votat e diasporës mund ta shpëtojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga balotazhi në Gjilan e mund të përmbysin edhe fitoren e PDK-së në Han të Elezit.
Për garën në Gjilan, janë regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë, derisa kandidati i LVV-së, Alban Hyseni është 0.21 për qind larg sigurimit të shumicës së nevojshme të votave për t’u rizgjedhur kryetar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE në Han të Elezit, fitoren e ka shpallur Mehmet Ballazhi i PDK-së, por diferenca me kandidatin e pavarur Rufki Suma është 93 vota, derisa të regjistruar për të votuar nga jashtë janë 395 qytetarë.
Diaspora mund të ndikojë edhe në renditjen e partive politike, të cilat do të kenë edhe një rund të garës.
Në Mitrovicë të Jugut, diferenca mes Arian Tahirit të PDK-së e Faton Pecit të VV-së, është 28 vota, derisa votues të regjistruar nga jashtë për garën në këtë komunë, janë 1 mijë e 186.
Me 1 mijë e 344 vota sa eventualisht mund t`ia sjellë diaspora Junikut, diferenca mes Ruzhdi Shehut të LDK-së e Agron Kuçit të AAK-së mund të thellohet apo edhe të ndryshojë renditja e të parit në garën e balotazhit.
Situatë e ngjashme është edhe në Prishtinë. Për garën në kryeqytet, të regjistruar si votues jashtë Kosovës janë 1715 qytetarë.
Por, numërimi i votave nga jashtë pritet të marrë kohë.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votat nga jashtë së bashku me ato të votimit me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, do të numërohen pasi të përfundojë numërimi i votave të kandidatëve për kuvende komunale ne qendrat komunale të numërimit.
“Nga votimi jashtë Kosovës nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare nga gjithsej 23 të cilat ndodhen në shtete të ndryshme numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33 mijë e 258”, ka thënë Elezi.
Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar 43 mijë e 933 qytetarë.
E derisa pjesëmarrja e tyre në votim pritet të konfirmohet ditët në vijim, në gjithë Kosovën të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 40.10 për qind.