Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Nis votimi nga diaspora

Votimi

Rreth 105 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, nga 21 maji deri më 6 qershor do të mund të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. E mbi 25 mijë të tjerë të regjistruar do të mund të votojnë fizikisht në ambasada e konsullata më 6 qershor

Nga e enjtja rreth 105 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë përmes postës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Ky votim do të zhvillohet në 22 shtete të botës, në të cilat KQZ-ja ka funksionalizuar kutitë postare dhe votimi do të zgjasë deri një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për votimin me postë jashtë Kosovës, KQZ ka funksionalizuar kutitë postare në 22 shtete, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër. Po ashtu, është funksionale edhe kutia e përhershme postare e KQZ-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Për t’u pranuar si votë e vlefshme, fletëvotimi i plotësuar duhet të vendoset në zarfin e fshehtësisë, i cili pastaj duhet të vendoset në zarfin kthyes bashkë me dëftesën e regjistrimit si votues.

Nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme janë regjistruar 131 mijë e 901 persona.
Krahas atyre me postë, pjesa tjetër, mbi 25 mijë, do të votojnë fizikisht më 6 qershor në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Në zgjedhjet e kaluara, në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 qytetarë, ndërsa me postë 68.712 nga 19 shtete të botës.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, gjithsej të drejtë vote kanë 2 milionë e 92 mijë e 202 votues, të cilët mund të votojnë në 949 qendra votimi në 38 komuna të Kosovës.