Arbër Emini, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, i mbështetur nga parti të tjera shqiptare në këtë komunë, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta decertifikojë kandidatin Streçko Spasiq.
Pavarësisht mungesës së garës, KQZ-ja ka thënë se në rrethin e dytë formalisht do të garojnë dy kandidatët më të votuar të raundit të parë – pra përfshirë Spasiqin. Në letrën drejtuar KQZ-së, ai ka thënë se tërheqja e Spasiqit dhe marrja e pozitave në struktura paralele është cenim i integritetit të procesit zgjedhor.
Emini thotë se kërkojnë nga KQZ-ja: Të decertifikojë menjëherë kandidatin Strecko Spasic nga lista e kandidatëve të zgjedhjeve lokale në Komunën e Kllokotit; Të njoftojë organet e drejtësisë (prokurorinë dhe policinë) për veprimet e dyshuara; Të marrë vendim në mbledhje jashtëzakonisht, bazuar në ligjet në fuqi dhe precedentët e rrezikshëm që mund të krijohen.
Sreqko Spasiq, kandidat për kryetar të Komunës së Kllokotit nga nisma qytetare Uniteti Kombëtar Serb, është tërhequr nga rundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe i është bashkuar Listës Serbe, parti që po ashtu ka kandidatin në balotazh.
Njoftimi për këtë marrëveshje mes dy subjekteve politike është bërë nga Lista Serbe.
Më 12 tetor, Dejanoviq i Listës Serbe fitoi 41.38 për qind të votave, kurse Spasiq 31.23 për qind.