Zgjedhjet lokale

Kandidatët për asamble që nuk e morën asnjë votë

zgjedhjet lokale - 2025

Foto: Driton Paçarada

Në katër komuna të martën ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Zveçan, Han të Elezit, Mamushë e Junik është mbyllur procesi i numërimit dhe verifikimit të votave, si për kandidatët për kryetarë, ashtu edhe për kandidatët për asamblistë.

E në komunën e Zveçanit, një kandidat për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje, figurojnë se nuk e kanë marrë asnjë votë.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e rezultateve të KQZ-së, për Flurim Kelmendin e PDK-së dhe Selvije Pecin e Rabije Pecin e LVV-së nuk është regjistruar asnjë votë.

Ka pasur kandidatë që kanë marrë vetëm një votë, siç është Xhevdet Kelmendi i PDK-së në Zveçan apo Leonora Laçi e AAK-së në Han të Elezit.

Në këtë link mund të shikoni votat për kryetarë të komunave dhe për kandidatët për asamble