(E përditësuar 11:40) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se Novobërda dhe Obiliqi u janë bashkuar Shtërpcës, Junikut, Hanit të Elezit, Parteshit, Ranillugut dhe Kollokotit si komunat në të cilat ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Në njoftimin e së shtunës, KQZ-ja ka thënë se deri tash janë numëruar 876 vendvotime nga 2533 në total.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 qendra komunale të numërimit.
Në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë ende nuk ka filluar numërimi.
Në qendra komunale të numërimit do të bëhet edhe verifikimi i votave për subjektet politike.
Edhe
Numërimi i votave për deputetë përfundon në pesë komuna

Votat për deputetë numërohen në gjashtë komuna
(09:01) - Pas Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit, Ranillugut, Junikut, edhe në Kllokot ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendrën komunale të numërimit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën, raporton RTK.
Ndërkohë, ky proces është duke vazhduar në 28 komuna të tjera,
Në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë ende nuk ka filluar numërimi.
Në qendra komunale të numërimit do të bëhet edhe verifikimi i votave për subjektet politike.
Nga KQZ-ja është paralajmëruar se numërimi i votave nuk do të përfundojë së paku edhe 10 ditë.
Edhe
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna
Ky proces është shoqëruar me shumë probleme që nga dita kur përfunduan zgjedhjet. Gjatë këtij procesi, komisionerët e KQZ janë ballafaquar me probleme të vazhdueshme me sistemin e regjistrimit të rezultateve.
Kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se po presin raportin e institucioneve të sigurisë për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur me sistemin e KQZ-së.