Shkëlqim Jakupi, ekspert i çështjeve lokale, ka thënë se fushata një muaj për zgjedhjet lokale është shumë e gjatë.
Sipas tij, tashmë qytetarët veçse e dinë se kë do të votojnë si në nivel për kryetar po ashtu edhe për asamblistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fushata është e gjatë. Jam i bindur që 99 për qind e qytetarëve e dinë kë do të votojnë edhe për kryetar edhe kandidat për asamble. Kë ta pyesësh sot 99 për qind thonë se s’ka nevojë të vazhdohet fushata tutje. Është lodhje. nuk besoj se ka të papërcaktuar”, ka thënë ai.
Jakupi po ashtu ka vlerësuar se komunat në katër vjetët e fundit janë përballur me “opozitarizëm” nga niveli qendror. Ai ka thënë se pa fajin e tyre, komunat janë ballafaquar me sfidën e kontratave kolektive e mungesën e investimeve nga Bashkimi Evropian si pasojë e masave të BE-së ndaj Qeverisë.