Dy asambliste të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama në një postim në Facebook janë distancuar nga koalicioni i kandidatit për kryetar të LDK-së në këtë komunë, Xhafer Tahiri me Lëvizjen Vetëvendosje.
Tutje kanë theksuar se Tahiri u kishte thënë se për koalicionin janë bashkërenduar me organet qendrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne, si asambleiste të zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri, shprehim publikisht distancimin tonë të plotë nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së. Në takimin e mbajtur dje, kërkova qartësisht të di nëse marrëveshja në fjalë është realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe me statutin e LDK-së, ku nga kryetari Xhafer Tahiri u pohua se një gjë e tillë është bërë. Fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së”, thuhet në njoftim.
Është theksuar se marrëveshjet pa koordinim me partinë, janë të papranueshme.
“Megjithatë, dua të theksoj me vendosmëri se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike”, thuhet në njoftimin e Leonora Gërgurit.
Sot gjatë ditës kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka arritur marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për balotazhin e 9 nëntorit.
Në balotazh në këtë komunë janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe LVV-ja.
LDK-ja ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Tahirin për koalicionin e arritur dhe se veprimet e Tahirit janë individuale dhe të papranueshme.