Zgjedhjet lokale

Dita e gjashtë e fushatës

Vota - ne zgjedhjet 2025

Fotot: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së pestë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Çfarë premtimesh kanë dhënë kandidatët për kryetar të komunave? Në cilat komuna kanë qenë liderët e partive e çfarë kanë premtuar ata?

Krasniqi: Tërnava s’premton mrekulli për Fushë-Kosovën, zotohet për punë e ndershmëri

3 o. më parë / 18 sht 2025 11:33
PDK-Fushë-Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Fushë-Kosova ka nevojë për një kryetar të ri, i cili sipas tij e bashkon qytetin dhe nuk e ndan. 

Ai ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava, zotohet për punë dhe ndershmëri. 

“Për një kryetar që e njeh mundin e qytetarëve dhe i kthen ëndrrat e tyre në plane konkrete. Rrahim Tërnava është njëri prej jush, i rritur mes halleve dhe shpresave të këtij qyteti. Ai nuk premton mrekulli, por zotohet për punë e ndershmëri. Më 12 tetor, është koha të shkruajmë një kapitull të ri. T’i japim fund degradimit e improvizimit dhe ta bëjmë Fushë Kosovën qytet të organizuar, me dinjitet dhe me identitet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.