Zgjedhjet lokale

Deri në orën 11 votuan mbi 80 mijë votues

kqz

Kryetari i Komisionit KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në orën 11 kanë votuar 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind.

Ai ka thënë se bazuar në  informacionet nga komunat, procesi i votimit po zhvillohet normalisht.

“Nga të dhënat preliminare nga 95 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11 është 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind e votuesve. Deri në të njëjtën kohë në raundin e parë kishin votuar 7.58 për qind apo 99.765 votues”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Vota - ne zgjedhjet 2025

LIVE: Balotazhi në 18 komuna