Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion në Gjakovë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për balotazh që do të mbahet më 9 nëntor.
Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur, kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Shefqet Shehu.
“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë - edhe më të mirë”, ka deklaruar Shehu për KOHËN.
Në raudin e parë të zgjedhjeve lokale, Ardian Gjini i AAK-së, mori 47.5% të votave, i dyti u rendit Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje me 31.8%, ndërsa LDK-ja e treta me 7.9%.