Në kuadër të fushatës elektorale, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Kaçanik, ku u prezantuan kandidati për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, kandidatët për deputetë si dhe platforma e përbashkët qeverisëse.
Kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, njëherit nënkryetar i partisë, Labinot Tahiri, në fjalën e tij para qytetarëve të Kaçanikut ka thënë se prioritet i programit qeverisës të koalicionit do të jetë krijimi i mundësive për punësim. "Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë është një punëdhënës i mijëra qytetarëve të Kosovës, dhe këtë e ka bërë me mjetet e veta", ka thënë Tahiri, ai është zotuar se do të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën me gjithë potencialin e tij, por edhe me përkrahjen të cilën e gëzon nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Tahiri ju ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e zgjedhjeve ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr.Avdullah Hoti.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Dr.Avdullah Hoti, ju ka bërë thirrje kaçanikasve qe me datë 11 qershor, të dalin dhe të votojnë për koalicionin që do të sjellë mirëqenien e perspektiven e munguar në Kosovë.
“Ky koalicion përmban një program i cili e ka marrë mbështetjen nga bizneset, buqit dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ne do të fillojmë krijimin e grupit qeverisës që të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve të punojë me këtë program”, ka thënë Hoti.
-
Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës
-
Pacolli në Prishtinë: Mos e humbni shpresën, ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien tuaj
-
Pacolli në Shtërpcë: Hoti, njeri me vlera dhe më i denji për rolin që ia kemi ngarkuar
-
Pacolli në Ferizaj: Jemi të vetmit që mund të ndryshojmë gjendjen ekonomike në Kosovë
-
Pacolli në Klinë kërkon përkrahje për koalicionin e shpresës