Sot në një takim të mbajtur me qytetarët e Prishtinës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkë me kandidatin për kryeministër nga koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, kanë prezantuar para qytetarëve plan programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Behgjet Pacolli, me këtë rast tha se ky bashkim i njerëzve të punës ka ardhur nga vullneti i madh për të krijuar një perspektivë më të mirë për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i japin fund keqpërdorimeve në Kosovë me votën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne jemi bashkuar për fitore, prandaj mos e humbni shpresën, sepse në Kosovë ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien e qytetarëve të saj. Kosovën do ta zhvillojmë ne, e jo ata që e shkatërruan”, ka shtuar Pacolli, duke iu bërë thirrje qytetarëve që me 11 qershor ta votojnë koalicionin AKR-LDK-LD-Alternativa.
Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, tha se fitorja e koalicionit garanton që Kosova do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm.
“Asnjë koalicion tjetër dhe asnjë subjekt tjetër politik nuk mund t’i ofrojë vendit tonë atë që i ofron koalicioni ynë. Ne e kemi ajkën e intelektualëve, ekspertët më të mirë të të gjitha fushave.”, ka thënë Hoti.