Behgjet Pacolli sot ka zhvilluar tubim zgjedhor edhe në Klinë, me ç’rast ka thënë se koalicioni AKR-LDK-Alternativa-LD, Kosovën do ta bëjnë vendin më të dashur.
“Unë vendosa t’i bashkohem këtij koalicioni sepse ishte vendim i drejtë. Hoti është kandidati më i mirë për kryeministër që e ka Kosova”, ka thënë Pacolli.
“Ju ftoj që me datë 11 qershor të dilni masovisht ashtu siç jeni mbledhur këtu sot dhe t’i votoni njerëzit e punës, njerëzit që i do Evropa dhe njerëzit që do të krijojnë lëvizje të lirë për ju.”
Lideri i AKR-së ka shtuar se, këtë nuk do të mund ta bëjnë ata që i ikin drejtësisë e që e vjedhin Kosovën, por njerëzit e punës e të sukseseve të cilët do të punojnë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ai ju ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të shumtë, të cilët ishin të pranishëm në këtë tubim, që përkrahjen dhe besimin e tyre t’ia japin koalicionit të shpresës në krye me Avdullah Hoti.
Ndërkaq kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, përfaqësohet nga njerëz kompetentë.
“Bashkimi ynë në këtë koalicion është natyral. Prandaj edhe programet e partive që janë pjesë e këtij koalicioni janë harmonizuar lehtësisht. Rivalët tanë nuk po ofrojnë program qeverisës, sepse përveç fjalëve nuk kanë asgjë konkrete për zgjidhjen e çështjeve jetike me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.
-
Pacolli në Prishtinë: Mos e humbni shpresën, ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien tuaj
-
Pacolli: Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të shkojnë në shtëpi
-
Tahiri: Pacolli me mjetet e veta ka punësuar mijëra qytetarë
-
Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës
-
Pacolli në Shtërpcë: Hoti, njeri me vlera dhe më i denji për rolin që ia kemi ngarkuar