Në një tubim me qytetarë, të mbajtur sot në Shtërpcë, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të AKR-së për kandidatin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti.
Duke i falënderuar qytetarët e kësaj komune për pritjen, Pacolli theksoi se, tash pas shumë vitesh e drejta e qytetarëve për mirëqenie do të realizohet.
Ai me këtë rast tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është koalicion i vlerave sepse në vete përmban kudaro të shumta me shkollime të avancuara dhe njerëz të suksesit. “Ne nuk do ta dhunojmë e ta zhvatim shtetin, por do te punojmë me të gjithë potencialin për interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha Pacolli.
Pacolli konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme ndaj kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, duke thënë se “është njeriu më i denjë për këtë përgjegjësi të madhe”.
“Z. Hoti është njeri i vlerave e i punës, ai do ta ketë përkrahjen time të pa rezervë ne zbatimin e programit tone qeverisës. Prandaj me datë 11 qershor duhet ta certifikojmë këtë njeri që të udhëheqë Kosovën për vitet e ardhshme”, ka shtuar presidenti i AKR-së.
-
Hoti: LDK-ja dhe unë do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të vlerave
-
Pacolli: Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të shkojnë në shtëpi
-
Tahiri: Pacolli me mjetet e veta ka punësuar mijëra qytetarë
-
Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës
-
Pacolli në Prishtinë: Mos e humbni shpresën, ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien tuaj