Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

“Qytetarët e askujt”

Veton Seferi ia “ktheu shpinën” Kosovës pas luftës për t’u ndihmuar vëllezërve në Gjermani për menaxhimin e restoranteve të familjes.

La në gjysmë edhe studimet. Politika u bë shkas që Seferi (27) të kthehet sivjet në Kosovë. I është përvjelë garës politike si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova ka një njësi zgjedhore, por Seferi beson se numrin më të madh të votave do ta fitojë në qytezën e tij, Skenderaj, përherë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës. Derisa VV-ja ka promovuar kandidatët e vet nga diaspora, PDK-ja ka thënë që në listat e kësaj partie nuk ka të tillë, kurse LDK-ja ka thënë që ka, por nuk i kanë dhënë emrat e tyre.

Për atë se si është të jesh kandidat që kthehesh nga Perëndimi në Kosovë, për të përfaqësuar edhe shqiptarët jashtë saj ka folur Seferi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.