Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veton Seferi i Prekazit: Në Drenicë po zbehet fuqia e PDK-së

Një 27 vjeçar nga Prekazi ka vendosur të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës. Veton Seferi ka thënë se qytetarët e Skenderajt, kanë ndryshuar mendim sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës dhe se do të votojnë për Vetëvendosjen, pasi që ai është kandidat në listën e kësaj partie.

Veton Seferi nga Prekazi, ka vendosur që t’i hyjë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Këtë 27 vjeçari, që ka jetuar një kohë në Gjermani, synon ta arrijë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse kjo parti ka shumë pak votues në komunën e Skenderajt, Veton Seferi, është i bindur se do të fitojë.

Futjen në politikë, ai thotë se e bëri pas dëshpërimit të qytetarëve të komunës së tij dhe tërë Kosovës, me gjendjen e krijuar pas luftës.

Edhe Lushtaku: Kurti e Vetëvendosje po mundohen ta thyejnë PDK-në në Drenicë, nuk do ia dalin Lokalet 2021 Lushtaku: Kurti e Vetëvendosje po mundohen ta thyejnë PDK-në në Drenicë, nuk do ia dalin

Ai ka thënë se me miq të tij gjermanë, do të ndryshojë jetën e qytetarëve të Skenderajt.

Me projekte konkrete sipas tij, rajonit të tij, do t’i kthehet shpresa.

I vetëdijshëm që Skenderaj ka qenë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës, kjo nuk e ka frikësuar Veton Seferin që ta sfidojë veten duke kërkuar votën për Vetëvendosjen.

Për vetëm dy javë sa është bërë aktivist i Vetëvendosjes, ai thotë se fuqia e PDK-së, do të zbehet në Drenicë

Madje, ai thotë se PDK-ja, duhet të frikësohet edhe për zgjedhjet lokale, pasi është i bindur në fitore.

Edhe Veseli në Skenderaj: Në pushtetin e PDK-së nuk është investuar vetëm në Drenicë Zgjedhjet 2019 Veseli në Skenderaj: Në pushtetin e PDK-së nuk është investuar vetëm në Drenicë

Pjesa më e madhe e familjes Seferi jeton tash e një kohë të gjatë në Gjermani, në rajonin e Munchenit, ku kanë një zinxhir restorantesh, e që janë shfaqur si shembuj suksesi nga mediat lokael.

Veton Seferi që mbanë numri 94 në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputet, ka thënë se ky kandidim është përgjegjësi e madhe për të dhe shpreson ta kryejë me dinjitet shërbimin ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.