Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Veton Seferi i VV-së: Jam i kërcënuar

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet parlamentare të Kosovës nga Prekazi, Veton Seferi, përmes një letre dërguar në portalin thotë se ai është kërcënuar nga një simpatizant i partive të tjera në Skenderaj, transmeton Koha.net.

Veç njoftimit për kërcënim, Seferi ka thënë se atij sërish i janë grisur posterët zgjedhorë.

Kjo është letra e Veton Seferit:

“Kërcënohet kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Veton Seferi

Këcrnimet dhe shantazhet ndaj kanidatit të Lëvizjes Vetëvendsoje për deputet, Veton Seferi, nuk ndalen.

Edhe Kandidatit të Vetëvendosjes nga Prekazi i shqyhen posterët në Skenderaj Zgjedhjet lajme Kandidatit të Vetëvendosjes nga Prekazi i shqyhen posterët në Skenderaj

Veton Seferi i cili mban numrin 94 në listën e Vetëvendosjes për deputet, ka marrë kërcnim edhe me jetë, përmes adesës elektronike.

Aty shkruhet se drenicakët e treguan vetën, pasi grisen posterin e Vetonit të vendosur në Sheshin e Skenderajt, në të cilin vend më parë ishte i vendosur posteri i Sami Lushtakut.

“Mos provokoni ju të VV se na dijmë edhe ma zi, e tabi ju vloni kapaku i kokës”, shkruhet në fund të mesazhit.

Fotografitë dhe të dhënat që ka në Facebook, kërcnuesi duket të jetë anëtar i AAK-së nga Drenasi. Në profilin e tij në Facebook ka foto ku ka dal me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe vëllaun e tij, Daut Haradinaj.

Veç kërcnimit, Vetonit sërish gjatë natës i janë hequr posterët e fushstës.

Po ashtu edhe ditë më parë i ishin shkyer të gjitha posterët që ishin vendosur në Skenderaj.

Kë e pengon posteri konkurrues i Veton Seferit? Kush ka frikë nga njerzit që duan ta qojnë vendin ekonomikisht përpara. Kënd e pengon diaspora?”.

Edhe I shqyhen posterat kandidatit të Vetëvendosjes Zgjedhjet lajme I shqyhen posterat kandidatit të Vetëvendosjes

Letrës Seferi ia ka bashkëngjitur edhe tekstin e kërcënimit që ai thotë t’i jetë bërë.

{gallery}