I shoqëruar nga Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka vizituar të martën kompaninë prodhuese dhe eksportuese “M- Technologie” dhe ka deklaruar se me qeverinë e re do t’i bëjë reformat më të thella ekonomike që i ka njohur Kosova deri më tash.
“Në bashkëpunim me z. Pacolli dhe partnerët e koalicionit tonë, do të bëjmë reforma në mënyrë që ta fuqizojmë sektorin privat dhe të nxisim eksportin. Reformat tona do të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinj dhe të reja”, ka thënë Hoti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka deklaruar se është i impresionuar me punën e suksesshme që po bëjnë kompania “M- Technologie”.
“Jam i kënaqur që në koalicionin tonë dhe në listën tonë kemi një njeri të jashtëzakonshëm si z. Pacolli, me atribute globale të të bërit biznes. E përgëzoj z. Pacolli që një fabrikë e tillë e ka vendosur në Kosovë. Në qeverinë e re, së bashku me z. Pacolli dhe me partnerët tanë do të nisim punën për krijimin e një Kosove që e meritojnë qytetarët tanë”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se koalicioni ynë ka qasje pro biznesit. “Pako fiskale 2 do të hapë mundësi të reja për investime, për t'i liruar investimet e jashtme nga çfarëdo obligimi tatimor, duke aplikuar edhe pushimet tatimore në mënyrë që të kthehen ato investime sa më parë. Çdo lirim nga tatimi që ne e bëjmë, ai na kthehet në zgjerim biznesi dhe krijim të vendeve të reja të punës”, ka thënë Hoti.
Presidenti i ARK-së, Behgjet Pacolli ka thënë se vetëm koalicioni jonë krijon perspektivë më të mirë për Kosovës, dhe përmirësimin e standardit jetësor të popullatës.
“Kosova duhet ta marrë drejtimin e duhur dhe të ecë drejt familjes evropiane. Ne e kemi dijen, përvojën dhe guximin për ta zhvilluar vendin dhe për të krijuar vende pune”, ka thënë Pacolli.