Në prezantimin e programit qeverisës për 4 vjetët e ardhshëm, nëse e merr mandatin, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dha një numër të madh premtimesh përfshirë edhe atë për pagën e 14-të. Sipas analistit politik Afrim Kasolli këto premtime nuk kanë analizë mbi barrën në buxhet dhe biznese. Ai theksoi se edhe partitë deri tash në opozitë shpesh japin zotime të tilla, të ngjashme me ato të Vetëvendosjes
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dielën prezantoi programin e Lëvizjes Vetëvendosje për 4 vjetët e ardhshëm nëse e merr pushtetin pas zgjedhjeve të 7 shkurtit.
Në mesin e zotimeve pati edhe premtime të përsëritura nga fushata e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, si themelimi i bankës zhvillimore, rritja e numrit të inspektorëve të punës, pensionimi i parakohshëm i policëve dhe ndërtimi i kinemave të reja në komuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, në tubimin e së dielës në Prishtinë u prezantuan edhe zotime të reja, përfshirë synimin për ndarjen e pagës së 14-të.
“Nga viti 2026, do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13 për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Pas dialogut me sektorin privat, synimi ynë, të dashur qytetarë, është që në bashkërendim me bizneset dhe me punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14”, ka premtuar Kurti të dielën.
Sipas analistit politik, Afrim Kasolli, edhe ky premtim mund ta ketë fatin që sërish të përsëritet pas 4 vjetëve.
Ai theksoi se pas këtij premtimi nuk janë dhënë arsyetime se si do i rëndojë bizneset private e as buxhetin e shtetit.
“Problemi është që nuk ka qartësi se a do të debalancohet buxheti i shtetit, nga do të sigurohen mjetet financiare, çfarë shkurtimesh të tjera do të krijohen, sepse kemi parë kohën e fundit se kryesisht, struktura e ndarjeve buxhetore krahasohet kryesisht nga subvencionet dhe transferet se sa nga investimet kapitale”, ka thënë Kasolli.
Kasolli thotë se një problem i përbashkët i partive politike mbetet fokusi i madh në subvencione dhe transfere sociale, e më pak në investime kapitale, të cilat sipas tij, krijojnë zhvillim afatgjatë.
Ai vlerëson se periudha e parafushatës deri më tash është karakterizuar më shumë nga sulme dhe ofendime politike sesa nga përballja e programeve dhe vizioneve për vendin.
Sipas Kasollit, edhe partitë deri tash në opozitë shpesh prezantojnë premtime të ngjashme me ato të Vetëvendosjes, ndonëse, siç thotë ai, jo gjithmonë përputhen me orientimet e tyre ideologjike.
“Janë kryesisht premtime që kanë të bëjnë me rritjen e pagave në sektorin publik, të pensioneve, të shtesave për fëmijë dhe te nënave lehona. Këto premtime i kemi dëgjuar dhe te subjektet opozitare që janë më të vërejtshme dhe më të dukshme. Ndërkohë ka konfuzion se si këto subjekte politike do të duhej të bënin diçka të ndryshme nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka vlerësuar ai.
Partitë ish-opozitare nuk i kanë prezantuar ende programet e tyre mbi të cilat garojnë, ndonëse takimet e tubimet me qytetarë i kanë filluar, e fushata zyrtarisht fillon të enjten, më 28 maj.