Zgjedhjet 2025

Ramush Haradinaj me video “krah aleatëve e qytetarëve”

Ramush Haradinaj AAK

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj, të hënën ka shpërndarë dy video në profilin e tij në Facebook. 

Në njërin prej tyre me titull “Një rrugëtim i ndërtuar krah qytetarëve, krah aleatëve, krah miqve dhe gjithmonë krah Kosovës”, Haradinaj ka përmbledhur deklaratat që të tjerët kanë thënë për të, përfshirë ato të James Rubinit dhe Wesley Clarkut, që së fundi ishin dëshmitarë të mbrojtjes në gjyqin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. M

es tjerash, në video jepen deklaratat ku Haradinaj vlerësohej për rolin e tij si komandant në luftën e fundit në Kosovë. Aty ka përfshirë edhe një deklaratë të ish-kryeministrit Isa Mustafa, që thotë se Haradinaj kishte arritur t’i bindë Shtetet e Bashkuara për transformimin e FSK-së në ushtri në vitin 2018. 

Video tjetër është nga tubimi i mbajtur në Pejë, për të cilin Haradinaj ka shkruar se dëshmoi edhe një herë vendosmërinë dhe këmbënguljen e përbashkët për ndryshim të vërtetë në Kosovë.